Bytyqi: Nëse nuk anëtarësohemi në BE deri në vitin 2030, Maqedonia rrezikon të mbetet me më pak se 1 milion banorë

TË FUNDIT


Lidhur me demografinë, deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, sonte në emisionin “Biznes 21” në TV21 tha se ekziston rreziku që deri në vitin 2050 në Maqedoninë e Veriut të jetojnë më pak se 1 milion banorë.

“Shumë shpejt do të vijmë në një situatë, dhe mendoj se Qeveria e di këtë, prandaj po përpiqet të hapë diskutime për demografinë dhe ka projeksione demografike. Deri në vitin 2050, nëse nuk ndërmerren hapa të caktuar, nëse nuk realizohet supozimi që të anëtarësohemi në BE deri në vitin 2030, nëse nuk hapemi ndaj komuniteteve të tjera që do të migrojnë tek ne, dhe nëse deri në vitin 2040 nuk fillon një valë e kthimit të bashkatdhetarëve tanë të emigruar, atëherë në vitin 2050, sipas skenarit më pesimist, do të jemi më pak se 1 milion banorë”, deklaroi Bytyqi.