Avalon International Booking në bashkëpunim me Three60 Music kanë kënaqësinë të shpallin njërën nga ngjarjet më të mëdha muzikore në Shkup këtë verë: Yll Limani Live Show – më 20 Gusht në stadiumin e ARM-së!
Përgatituni për një mbrëmje të mbushur me emocione, energji autentike dhe një përjetim të paharrueshëm muzikor! Një nga artistët më të mëdhenj shqiptarë të skenës moderne, YLL LIMANI, vjen në Shkup me baladat e tij të njohura dhe pop-hitet që kanë lënë gjurmë.
Publiku do të ketë rastin të shijojë koncertin të shoqëruar nga një bend prej 10 muzikantësh profesionistë, në një performancë që premton art dhe ndjesi të paharrueshme!
Ky koncert nuk është vetëm një ngjarje – është simbol i një epoke të re të zëshme, moderne dhe emocionale.
Yll Limani do t’i performojë të gjitha hitet më të dashura, do të sjellë surpriza me versione të reja dhe do të na bashkojë të gjithëve përmes fuqisë së muzikës. Do të ketë dashuri, lot dhe buzëqeshje.
Biletat do të dalin në shitje të Mërkurën, më 23 Korrik në ora 10:00 përmes:
Avalonbooking.mk
Karti.com.mk
rave-travel.com
kick-tick.com
Kategoritë dhe çmimet:
• Parter: 1500 den / 24.5 €
• Fan Pit (numër i kufizuar – vetëm 2000 bileta): 2500 den / 40 €

