Sulmet e Al Kaedas mbi SHBA-në më 11 shtator 2001 nuk arritën të ndajnë ata që besojnë në lirinë dhe demokracinë, ka thënë kryeministri britanik, Boris Xhonson në video mesazhin me rastin e 20 vjetorit të sulmit.
“Edhe pse terroristët imponuan barrën e pikëllimit dhe vuajtjes, ndërsa kërcënimi vazhdon edhe sot, tani pas 20 vitesh mund të themi se nuk arritën ta lëkundin besimin tonë në lirinë dhe demokracinë. Terroristët nuk arritën të ndajnë popujt tanë, as edhe të detyrojnë të braktisim vlerat tona ose të jetojmë në frikë të përhershme”, ka thënë Xhonsoni në video.
Video mesazhi i Xhonsonit do të jepet në ngjarjen në Parkun nacional në Londër ku ka kujtime- skulpturë të bërë nga çeliku nga kullat e shkatërruara në Qendrën botërore tregtare në Nju Jork.
Ai e ka ndërlidhur përvjetorin e 11 shtatorit edhe me kthimin e fundit të pushtetit taleban në Afganistan pas tërheqjes së amerikanëve, forcave britanike dhe tjera të NATO-s.
Në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 mes viktimave ka pasur edhe 67 shtetas britanik.
