Xhonson me paralajmërim për Putinin: Intervenimi ushtarak në Ukrainë do të ketë pasoja serioze

TË FUNDIT

Kryeministri britanik Boris Xhonson sot i bëri thirrje presidentit rus Vlladimir Putin në “qetësim të tensioneve” në Ukrainë, duke paralajmëruar se  intervenimi ushtarak do të ishte “gabim strategjik” që do të ketë “pasoja”.

Në bisedë telefonike, Boris Xhonson, ” e shprehu  brengën  e sinqertë  të Britanisë së Madhe për shkak të sistemimit të forcave ruse në kufirin ukrainas dhe e përsëriti vlerën e qetësimit të tensioneve përmes kanaleve diplomatike”, thuhet në kumtesën e Dauning strit.

“Kryeministri theksoi se Britania e Madhe është përkushtuar në  integritetin dhe sovranitetin e Ukrainës dhe paralajmëroi se çdo përpjekje për destabilizim do të jetë gabim strategjik që do të ketë pasoja të mëdha”, shtohet në kumtesë.

SHBA-ja, BE-ja dhe Kievi me javë të tëra e akuzojnë Moskën se përgatit sulm ndaj Ukrainës, që Kremlini e mohon.

Në takim fundjavën e kaluar në Liverpul,  në veriperëndim të Anglisë, ministrat e Punëve të Jashtme të G7 dërguan paralajmërim  ndaj Rusisë, ndërsa minstrja britanike Liz Trus u kërcënua me “pasoja të mëdha për Rusinë në rast të pushtimit të Ukrainës”.