Xhonson: Jam optimist, por kemi një luftë të ashpër përpara

TË FUNDIT

Kryeministri britanik Boris Xhonson në mesazhin e tij të Vitit të Ri deklaroi se është optimist, por që britanikët janë ende përpara një beteje të vështirë me koronavirusin.

“Katër kombësi janë ende shumë larg nga përditshmëria me vizitën e klubeve të natës, koncerte, restorante ose teatro, por ‘drita e shpresës është e ndezur’ falë vaksinës”, theksoi Xhonson, duke iu drejtuar britanikëve, skocezëve, uellsianëve dhe banorëve të Irlandës së Veriut.

“Ne e dimë që kemi një luftë të ashpër përpara që do të zgjasë me javë dhe muaj për shkak të llojit të ri të koronavirusit që kërkon vigjilencë të re”, tha kryeministri britanik.

Ai e përdori mesazhin e Vitit të Ri për të falënderuar njerëzit në vijat e para të luftës kundër pandemisë Kovid-19 – punonjës shëndetësorë, mjekë, tregtarë, shoferë.

Duke iu referuar Breksitit, Xhonson tha se “ky është një moment i pabesueshëm – ne kemi lirinë në duart tona dhe nga varet ne që të nxjerrim më të mirën prej saj”.

“Tani jemi të lirë të hyjmë në marrëveshje tregtare në të gjithë botën dhe të realizojmë ambicien tonë për të qenë një superfuqi në shkencë”, theksoi kryeministri britanik.