Xhonson dhe Lajen: Qëndrimet të largëta, vendim deri në fund të fundjavës

TË FUNDIT

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Xhonson e përfunduan mbrëmë takimin e tyre në Bruksel me një mesazh se “qëndrimet kanë mbetur të largëta” dhe se “vendimi do të merret deri në fund të fundjavës”.

“Kemi  mirëkuptim të qartë për qëndrimet e njëri-tjetrit. Ata janë larg njëra-tjetrës. Ne kemi rënë dakord që ekipet do të takohen menjëherë dhe do të përpiqen t’i zgjidhin këto çështje thelbësore”, theksohet në deklaratën e përbashkët të Fon der Lajen dhe Xhonson.

Kryenegociatorët e të dyja palëve, Mishel Barnie dhe Dejvid Frost, gjithashtu morën pjesë në bisedimet për marrëveshjen për marrëdhëniet e ardhshme midis BE-së dhe Britanisë së Madhe në selinë e KE-së në Bruksel.

Pas takimit, Fon der Lajen dhe Xhonson konfirmuan se kishte dallime “të rëndësishme” midis të dy palëve, por ata ranë dakord që një zgjidhje duhet të gjendet brenda 72 orëve të ardhshme, publikoi Gardiani londinez.

Sipas Dauning strit, bisedimet ishin “të sinqerta”, që do të thoshte se negociatorët ishin energjikë dhe pa “qime në gjuhë”, thekson gazeta.

“Të dy palët nuk kanë arritur akoma marrëveshje dhe është e paqartë nëse ndryshimet mund të tejkalohen”, tha një burim i Dauning strit, duke shtuar se Xhonson nuk dëshiron ta lë rrugën drejt marrëveshjes së mudëshme të pandërprerë.

Gjithashtu, theksohet se Xhonson i ka thënë kryetares së Komisionit Evropian dhe negociatorit kryesor, se nuk mund t’i pranojnë kushtet në marrëveshjen që do ta lidh Britaninë e Madhe me rregullat e BE-së.

Kancelarja gjermane deklaroi se ka shanse për arritje të marrëveshjes, por gjithashtu paralajmëroi se nuk pret që nesër të ketë marrëveshje të pranueshme reciproke.

“Nëse Britania e Madhe ka kërkesa të pranueshme, atëherë do të vazhdojmë pa marrëveshje. Një gjë është e sigurt, integriteti i tregut të vetëm duhet të ruhet”, tha kancelarja gjermane.