Xhirimi i shtatzënave nga mjeku në Tetovë, Selvije Jao-Kasapi: Mjerë për popullin për këtë mentalitet

TË FUNDIT

Ndaj skandalit në Gjinekologjinë e Tetovës, ku “live” në TikTok u xhiruan gratë shtatzëna nga anesteziologu i punësuar në këtë repart të Spitalit të Tetovës, ka reaguar edhe bashkëshortja e këngëtarit Shpat Kasapi, Selvije Jao-Kasapi. Ajo ka kritikuar qasjen e disa prej qytetarëve të cilët në komente kanë sharë familjen e mjekut.

“Duhet të dënohet Valton Dervishi e jo gruaja dhe familja e atij me komentet dhe sharjet nga më të rëndat. Çfarë faji ka gruaja e shkretë që kush e di se çfarë ka vuajtur nga ky mostër. Çfarë faji ka gruaja që ka lind fëmijët si drita dhe nuk e ka ditë se çfarë burri merr. Mjerë për popullin tonë dhe mentalitetin e ulët që na rrethon. Për fat të keq, në këtë muaj të Ramazani që të gjithë shejtanët janë të lidhur, problemi qenkan njerëzit që me mizoritë e tyre nuk dinë se cilin e dëmtojnë. Hajr Inshallah”, ka shkruar Selvija në një InstaStory.