Xhamajka pritet të goditet brenda pak orësh nga stuhia më e fortë e vitit

TË FUNDIT

Uragani Melissa, stuhia më e fortë në botë e vitit, pritet të godasë Xhamajka në orët e ardhshme.

Shumë xhamajkanë janë evakuuar por shpejtësia e ngadaltë e afrimit të stuhisë ka krijuar ankth për disa ditë, raporton BBC.

Disa parashikues të motit thonë se stuhia mund të mbetet e kategorisë pesë kur të arrijë në ishull.

Parashikuesit e motit besojnë se stuhia mund të jetë uragani më i fortë që ka goditur ndonjëherë Xhamajkën, me erëra prej 282 km/orë.