Xhaferi: Sot, e kremtojmë 11 Tetorin që t’i nderojmë të gjithë që e dhanë jetën e vet që të mund të gëzojmë të mirat e jetës në shtet të lirë

TË FUNDIT

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka dërguar urim deri te qytetarët me rastin e festës shtetërore 11 Tetori.

Xhaferi thekson “Në luftën kundër të keqes, secili dha kontributin e vet në suazat e mundësive të veta dhe me këtë e ruajti dinjitetin e vet, njerëzinë dhe solidaritetin a mbi të gjitha, siguroi një copë paqe për ndërgjegjen dhe shpirtin e vet, por edhe paqe në botë”

Kryeparlamenatri Talat Xhaferi thotë se leksionet e të kaluarës duhet të mesohen dhe të mbahen mend, që të mos përsëriten edhe njëher, pasi siç potencoi ai, ndarjet nuk sjellin asgjë të mirë në këtë botë.

“Sot, e kremtojmë 11 Tetorin që t’i nderojmë të gjithnjë që e dhanë jetën e vet që të mund të gëzojmë të mirat e jetës në shtet të lirë, të fuqishëm dhe demokratik, me qasje të hapur dhe të sinqertë ndaj fqinjëve, ndaj vendeve miqësore dhe partnere dhe vend anëtar në NATO. Leksionet e të kaluarës duhet të mësohen dhe të mbahen mend, që kurrë edhe njëherë mos përsëriten, sepse ndarjet nuk i sjellin askujt asgjë të mirë dhe në këtë botë, vetëm bashkimi çon kah progresi. Të nderuar qytetarë, Ju uroj të keni ditë të bukur festive! Urime 11 Tetori – Dita e kryengritjes popullore!”, qëndron në urimin e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.