Xhaferi për luftën në Ukrainë dhe ndikimin rus në RMV! Vlerëson se “Open Ballkan” duhet shqyrtuar, Serbia nuk është më e njëjta

TË FUNDIT

Duke folur për luftën në Ukrainë, kryeparlamentari Talat Xhaferi, tha se është i rëndësishëm nocion që tregon se çfarë po ndodh atje, duke theksuar se është agresion i hapur rus ndaj një shteti sovran siç është Ukraina.

“Ky është agresion klasik i një vendi ndaj një vendi sovran dhe gjithsesi se është tentim për pushtim. Është luftë e hapur, e pa paralajmëruar, por e nënkuptuar duke pasur parasysh gjitha veprimet paraprake që i kanë paraprirë”.

Maqedonia e Veriut duke pasur parasysh potencialin, kapacitetin dhe statusin e saj, sipas kreut të Kuvendit, është në hap me përcaktimet e botës demokratike dhe po bën mjaftueshëm për Ukrainën.

“Mendoj që edhe institucionet, qytetarët dhe gjithë ata që janë bartës të funksioneve publike në kuptimin e asaj se çka është statusi ynë kanë bërë punën e duhur duke u vënë në krah të botës demokratike qoftë edhe me mbështetje simbolike”.

Xhaferi në “Click Plus” e komentoi edhe ndikim rus në Maqedoninë e Veriut. Tha se subjekte të caktuara politike kanë ndikim nga Rusia dhe se elemente të tilla mund të ketë edhe tek opozitarja VMRO-DPMNE.

“Parti parlamentare që është drejtpërsëdrejti Levica, që del edhe në foltore të Kuvendit dhe flet anti-Evropë dhe anti-NATO.
F.A: A e bën VMRO këtë diskurs pro rus?
-Unë nuk them që e bën VMRO-ja, a mund të ketë elemente, mund të ketë. Nuk mund të përjashtoj mundësinë që elemente të caktuara, si kudo, mund të ketë edhe aty. Por nuk mund të them që VMRO-ja si udhëheqësi e bën këtë”
.

Duke folur për qëndrimet e Serbisë ndaj Rusisë, Xhaferi pohoi se Serbia nuk është e njëjta si kur filloi iniciativa “Ballkani i Hapur”. Si rrjedhojë vendet pjesëmarrëse duhet të rishqyrtojnë këtë iniciativë.

“Në kontekst të momentit, deklaratat që jepen nga një prej themeluesve janë kontradiktore me atë që pa qenë pikënisja e vendosjes së kësaj nisme dhe s’do mend që vendet anëtare të nismës kundrejt deklaratës, duhet të kenë një rishqyrtim për atë çështje”.

Duke marrë parasysh situatën aktuale kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, tha se Bashkimi Evropian duhet të veprojë më shpejtë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa në ë lidhje me anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në NATO, kryeparlamentari tha se s’do mend që Kosova e ka mbështetjen e Maqedonisë së Veriut.