“Legjitime është se nuk ka nevojë për qeveri teknike më”.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi është shprehur decid se nocioni i Qeverisë teknike dhe formati i këtillë i qeverisjes, duhet të shfuqizohet.
Ai në ClickPlus në TV21 tha se nëse nuk bëhet ndryshimi i ligjit për Qeveri teknike, nuk mbetet zgjidhje tjetër, pos të shkojmë në zgjedhje.
“Nëse nuk ndryshon ligji për qeveri teknike, nuk ka zgjidhje tjetër pos të shkojmë në zgjedhje. Është i obliguar kryeministri që deri në afatet caktuara të japë dorëheqje”, tha më tej Xhaferi.
