Xhaferi: Kam bërë mjaftueshëm si përfaqësues i këtij vendi

TË FUNDIT

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, është i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21. Duke folur për kandidaturën e tij si kryeministri i parë shqiptar, ai tha se e meriton këtë post sepse ka bërë mjaftueshëm si përfaqësues i këtij vendi, duke respektuar me përpikëmëri obligimet institucionale. Ai, po ashtu, shtoi se ka edhe mendime pozitive nga qytetarët maqedonas.

“Kam bërë mjaftueshëm si përfaqësues i vendit, duke qenë bartës i funksionit të kryetarit të Kuvendit. Kam kryer obligimet institucionale konform rregullave dhe rregullativës që vlen në këtë vend. Me rëndësi është vlerësimet që jepen në publik dhe këto janë vlerësime pozitive si përfaqësues i këtij vendi. Edhe komuniteti maqedonas nuk është kundër funksionit tim, këto janë politika ditore të partive të caktuara.”- tha Xhaferi.