Xhaferi foli shqip në Parlamentin Evropian, VMRO-DPMNE-ja me padi!

TË FUNDIT

VMRO-DPMNE sot ka njoftuar se do të iniciojë kallëzim penal kundër kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi për shkak të siç theksohet në kumtesën e tyre “shkeljen e Kushtetutës dhe ligjeve”.

Nga partia opozitare apelojnë deri te autoritetet dhe institucionet kompetente të reagojnë dhe ta dënojnë këtë hap.

VMRO-DPMNE e paralajmëron këtë hap pasi para dy ditësh kryetari i Kuvendit, Xhaferi para Komitetit për politikë të jashtme të PE-së është drejtuar me fjalim në gjuhën shqipe.

Interpelancë për Xhaferin sot ka paralajmëruar edhe “E Majta”, ndërsa mbështetje ka marrë edhe nga VMRO-DPMNE-ja.