Kemi marrë disa vlerësime nga Rusia që na kanë shqetësuar në mënyrë shtesë në lidhje me planet dhe ide të ndryshme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, dhe me sa duket Serbia po përballet me një periudhë jashtëzakonisht të vështirë me presione të mëdha që të realizohen plane të caktuara që ne nuk i kemi marrë, dhe sipas miqve rusë, do të duhet të jemi tejet të kujdesshëm për të gjitha idetë që do të na paraqiten, deklaroi presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas takimit të sotëm në Beograd me shefin e diplomacisë ruse Sergei Lavrov.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, Vuçiq në konferencë për media vlerësoi se Rusia e mbështet Serbinë në KB dhe integritetin territorial të Serbisë dhe do të shkëmbejë informacion çdo ditë dhe do të konsultohet me Rusinë, sepse pa pëlqimin e saj nuk ka zgjidhje për çështjen e Kosovës në KB.
“Rusia gjithmonë në pajtim me Asamblenë e Përgjithshme të KB-së e mbështet dialogun që e zhvillon BE, si dhe Serbia, Serbia është e gatshme t’i mbrojë interesat e saj vitale, pa dallim të çmimit”, tha Vuçiq, duke i paralajmëruar takimet javën e ardhshme me “presidentin rus Vladimir Putin, me liderët më të lartë evropian, me ndërmjetësuesin e BE-së Miroslav Lajçak dhe takimin në Uashington me delegacionin e Kosovës”.
Shefi rus i diplomacisë Sergej Lavrov konfirmoi se çështjet rajonale kanë qenë temë kryesore e bisedimeve dhe “balancim i Serbisë”.
“Problemi i Kosovës mbetet i pazgjidhur dhe Rusia fillon nga fakti se BE, e cila ka mandatin e ndërmjetësit në dialogun nga Asambleja e Përgjithshme e KB, nuk duhet të izolohet nga detyrimet e tij dhe të njëjtat t’i përmbushë siç është marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe (AKS), e cila është sabotuar nga pala kosovare. Qëndrimi i Rusisë për Kosovën është i pandryshuar, dhe sot ne riafirmuam mbështetjen tonë për çdo iniciativë që do të ndihmojë Beogradin dhe Prishtinën të arrijnë një zgjidhje të pranueshme reciprokisht bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB, e cila duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit”, tha Lavrov.
Ai theksoi se nuk duhet të sforcohet realizimi i tërë kësaj dhe e njëjta të ketë afate artificiale, sepse Rusia do të dakordohet vetëm me ato zgjidhje të cilat do t’i përgjigjen Serbisë.
Për rëndësinë e vizitës të Lavrovit në Beograd flet dhe tajmingi i saj, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare, krahinore dhe lokale në Serbi./MIA
