Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka komentuar ftesën e presidentit serb Alekasandër Vuçiq për vaksinimi të qytetarëve tanë në Serbi. Filipçe shtoi se sot në mëngjes ka komunikuar me homologun e tij serb dhe janë marrë vesh për të hapur një punkt vaksinimi më afër vendit tonë.
“Nuk kemi marrëveshje për këto punë. Mendoj se kjo vjen prej atëherë kur u hapën dyert që qytetarët tanë të mund të vaksinohen atje dhe ky është një gjest i fqinjësisë së mirë dhe realisht e vlerësojmë shumë. Sot bisedоva me ministrin Lonçаr, nëse do të ketë mundësi që të organizohet një punkt më afër vendin tonë për qytetarët tanë që duhet të rivaksinohen më datën 16 dhe 17 qershor. Të dy morëm përgjegjësi që ta organizojmë këtë proces, për detaje do të flasim ditëve ne vijim, ndërsa kjo vjen si pasojë e raporteve të shkëlqyera ndërfqinjsore që kemi”, pohoi Filipçe.
