Vuçiq dhe Putin takohen në Pekin

TË FUNDIT

Temë diskutimi Kosova

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është takuar sot me homologun e tij rus, Vladimir Putin në Pekin. Siç raportojnë mediat serbe, temë e diskutimit ka qenë Kosova dhe Vuçiq citohet t’i ketë thënë Putinit ‘se nuk i kupton lëvizjet e pabesueshme të Prishtinës’. Ndërsa, Putini ka konfirmuar mbështetjen e Rusisë ndaj Serbisë, kanë deklaruar burime jozyrtare pas takimit mes dy liderëve, transmeton novosti.rs

Në fillim të takimit bilateral, Vuçiqi ka deklaruar se nuk i kupton lëvizjet e Prishtinës dhe thuhet se kanë folur edhe për takimin e Berlinit.

Takimi i Berlinit i thirrur nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron mbahet më 29 prill. Në këtë takim Kosova pritet të përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, gjithashtu edhe Serbia pritet të përfaqësohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq./21Media