Vrasja e 18-vjeçares, raportohet se i arratisuri u pa në Ferizaj rreth orës 19

TË FUNDIT

Njësite të shumta të policisë së Ferizajt u panë sonte rreth orës 19:00 duke e rrethuar zonën e ndërtesave afër sheshit Kemajl Hetemi dhe QMF-së rajonale, pasi sipas burimeve jozyrtare, disa qytetarë kishin raportuar ta kenë parë Dardan Krivaqën, të dyshuar për vrasjen e djeshme në Ferizaj, raporton TV Tema.

Mirëpo edhe pas një aksioni të shpejtë e të gjerë të rrethimit, besohet se i arratisuri u largua dhe ende është në liri. Policia e Ferizajt ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për raportimin e çdo informacioni që mund të rezultojë me arrestimin e personit në fjalë.