Reagon Lidhja Shqiptare e Selës: U cenuan të drejtat e shqiptarëve dhe Marrëveshja e Ohrit

TË FUNDIT

Lidhja Shqiptare akuzon Qeverinë VMRO-VLEN-ZNAM se gjatë dy viteve të qeverisjes ka cenuar të drejtat e shqiptarëve dhe ka dobësuar parimet e Marrëveshjes së Ohrit. Në reagim thuhet se pushteti ka realizuar platformën “Maqedonia përsëri e jotja”, duke përmendur heqjen e Balansuesit, debatet për përfaqësimin e drejtë, si dhe çështjet që lidhen me përdorimin e gjuhës shqipe.
Nga Lidhja Shqiptare kritikojnë edhe ndryshimet në sistemin zgjedhor dhe heqjen e qeverisë teknike, duke vlerësuar se VLEN ka pranuar rol dytësor në Qeveri për interesa politike.