Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, më i freskët dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 16, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë prej 22 deri 28 gradë. UV do të jetë 6.
Nga DPHM, informojnë se në disa vende proceset do të jenë në formë të motit të keq me shi të rrëmbyeshëm intensiv (për kohë të shkurtër me sasi më të mëdha të ujërave), zbrazje elektrike, erë të fuqishme prej mbi 70 kilometra në orë dhe paraqitje të breshrit.
Në Shkup, moti do të jetë, i ndryshueshëm me vranësira. Prej paradite do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar me kushte për paraqitje të motit të keq afatshkurtër. Temperatura minimale do të bie deri 14, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 24 gradë.
Nga e hëna paqëndrueshmëria do të ulet dhe përsëri do të mbizotërojë mot më i ngrohtë.
