Kuvendi në seancën e sotme e votoi Ligjin për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit të produkte bujqësore dhe ushqimore. Ligji rregullon kushtet dhe mënyrën se si do të bëhet tregtia. Zbatimi i tij pritet të ndikojë në uljen e çmimeve të produkteve dhe në këtë mënyrë cilësinë e tyre, përcjell TV21. Duke folur mbi këtë ligj, zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyqi, tha se mendon se tashmë është krijuar një rend sa u përket çmimet e ushqimeve pas përfundimit të masës “çmimi i garantuar”, pasi disa kompani kanë njoftuar se do të mbajnë çmimet e garantuara deri më 15 maj të këtij viti.
“Pres që të jetë krijuar rend. Reagimet e para të biznesmenëve javën e kaluar ishin vërtet pozitive, inkurajuese dhe ata thanë se për shkak se duan të jenë me përgjegjësi shoqërore do të mbajnë të njëjtat çmime të ngrira deri më 15 maj. Këto janë disa kompani dhe është një inkurajim që pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur në periudhën e kaluar kur nuk ka pasur ndërprerje të zinxhirit të vlerës, të zinxhirit të furnizimit, që biznesmenët të dinë të jenë të përgjegjshëm shoqëror dhe të mos bëjnë presion ndaj konsumatorëve. Sigurisht që ligji është një zgjidhje sistematike, një zgjidhje që nuk e kemi pasur dhe nuk e kemi pasur askund në Europë, është një zgjidhje e re sipas direktivave të BE-së dhe mendoj se më në fund do të nënkuptojë rrugën e duhur që jemi të gjithë e që është rruga drejt integrimit evropian”, tha Fatmir Bytyqi, zv/km.
