Sistemet ekzistuese për kontroll të emigracionit në Bashkimin Evropian kanë ndaluar punën dhe kanë nevojë urgjente për ristrukturim, deklaroi shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Lajen, duke folur në një seancë dëgjimore mbi emigracionin në Parlamentin Evropian.
“Sistemet e emigracionit në BE nuk po funksionojnë më, është koha ta pranojmë atë”, shtoi ajo.
Fon der Lajen u bëri thirrje të gjitha vendeve të BE-së që t’i mbështesin propozimet e KE-së për t’i rishqyrtuar rregullat evropiane të emigracionit.
