Volodin kërcënon rusët që po ikin nga vendi për shkak të mobilizimit ushtarak

TË FUNDIT

Njeriu i parë i Dumës ruse, Vjaçeslav Volodin, në kanalin Telegram ka shkruar se rusët nuk duhet të largohen nga vendi në përpjekje për të shmangur mobilizimin dhe se kjo është e ndaluar me ligj.

“Shtetasve të evidentuar në dosjen ushtarake, që nga momenti kur shpallet mobilizimi, ndalohet të largohen nga vendbanimi pa leje nga komisariati ushtarak. Një normë e tillë ligjore ekziston dhe të gjithë rekrutët duhet të udhëhiqen nga ajo”, ka shkruar Volodin në rrjetin social.

Rusët po largohen masivisht nga vendi prej një jave, pasi Presidenti Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm.

Inteligjenca britanike tha sot se numri i refugjatëve rusë ka gjasa të tejkalojë madhësinë e forcës totale me të cilën Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë në shkurt 2022.

Në mesin e atyre që përpiqen të largohen nga Rusia, ka kryesisht të pasur dhe të arsimuar, shtuan oficerët e inteligjencës.