Volas: Armata britanike mund të japë 100.000 vaksina në ditë

TË FUNDIT

Forcat e armatosura britanike mund të sigurojnë 100.000 doza të vaksinave kundër Kovid-19 në ditë nëse ka nevojë, duke ndihmuar që të imunizohen miliona persona të ndjeshëm para pranverës, deklaroi sot ministri i Mbrojtjes, Ben Vollas.

Vollas tha se tashmë ka autorizuar 130 planerë ushtarakë dhe personel që të punojnë me shërbimin shëndetësor për rritjen e vaksinimit, ndërsa më shumë personel mund të shfrytëzohet për zbatim të vaksinës.

“Gjithashtu, kam plane që deri 250 ekipe të personelit mobil mjekësor të trajnuar i cili mund të dalë dhe të japë vaksinë në nivel nacional – kjo do të jetë mbi 100.000 në ditë që në mënyrë potenciale mund të porosisin nëse këtë e kërkon NHS (Shërbimi Nacional Shëndetësor)”, deklaroi Vollas për Radio Tajms.

Britania e Madhe të mërkurën miratoi vaksinë të përgatitur nga Universiteti në Oksford dhe AstraZeneka, i cili do të fillojë të shfrytëzohet të hënën, krahas vaksinës së Fejzer/BioNTek, e cila tashmë përdoret./MIA