VMRO DPMNE: Shilegov është kryetar për vetveten, ka lidhur marrëveshje dhe ka paguar shoqërinë e avokaturës “Shilegov”

TË FUNDIT

Petre Shilegov si kryetar i Shkupit paguan konsulta për çështje juritike me Shoqërinë e Avokaturës “Shilegov”, zbulon zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.


“Petre Shillegovit nuk i mjafton rroga që e merr si kryetar i Shkupit, sidomos sepse nuk ka punuar asgjë, prandaj duhet të marrë edhe honorar nga arka e qytetit! Me vite të tëra, avokati Petre e ka këshilluar kryetarin Shillegov për çështje juridike dhe për këtë ka marrë nga 50.000 denarë në muaj. Shillegov ka nënshkuar shërbime këshilluese për vetveten dhe për këtë gjë shkupjanët atij i kanë paguar rreth 10.000 euro në vit. Këtë, Shillegovi e bën vite me rradhë”, potencoi Naum Stoillkovski – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.