Shumë shpejti do të formohet grup ekspertësh për formulimin e amendamenteve për ndryshimet kushtetuese paralajmërojnë nga Lidhja Socialdemokrate. Zëdhënësja Bogdanka Kuzevska tha se pret që amendamentet t’i mbështesin të gjithë ata që janë për vazhdimin e rrugës së vendit drejt BE-së.
“Më lejoni të shpjegoj se bëhet fjalë për 2 koncepte, njëri koncept është anëtarësimi i plotë i vendit në BE, ndërsa koncepti tjetër është regres i procesit e më këtë edhe regres i shtetit. Në lidhje me pjesën e parë të pyetjes do të doja të njoftoj se së shpejti do të ketë grupe ekspertësh për formulimin e amadantameve kushtetuese në të cilën presim që të kyçen të gjithë ata që mbështesin reformat për anëtarësim të plotë të vendit tonë në BE”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.
Se kush i ka ose jo deputetët e nevojshëm për të votuar ndryshimet kushtetuese, deputeti i VMRO-DPMNE-së Bojan Stojanoski tha se këto janë dredhi të njëjta sikur ato se a do të hyjë ose jo Aleanca për Shqiptarët në Qeveri. Stojanovski përsëritë qëndrimin se nuk mbështesin ndryshimet kushtetuese, ndërsa e sfidoi pushtetin që t’i vendosë në votim ndryshimet kushtetuese dhe do të shihet se kush sa deputetë i ka.
“Ja ta mbyllim temën, le t’i vendosin në votime dhe për një ditë do të shihet gjithçka. Kush ka deputetë ose sa deputetë mbështesin ndonjë ide të caktuar. Popullit i ka ardhur në maje të hundës me këto grindje dhe mashtrime, prandaj mendoj se është e nevojshme punë dhe zgjidhje të problemeve dhe jo shpifje dhe mashtrim të opinionit”, deklaroi Bojan Stojanoski, VMRO-DPMNE.
Maqedonia duhet t’i sjellë ndryshimet kushtetuese deri në fund të këtij viti, gjegjësisht në nëntor kur pritet të përfundojë procesi i skriningut. Në kushte aktuale, kjo duket e vështirë, sepse pushteti nuk e ka shumicën e nevojshme prej 80 votave në Kuvend, ndërsa thotë se ka deputet të VMRO-DPMNE-së që do të mbështesin ndryshimet kushtetuese, ndërsa VMRO-DPMNE thotë se rreth 8 deputet të pushtetit nuk i përkrahin ndryshimet.