VMRO-DPMNE sërish në protestë! Ndeshet me dyer të mbyllura të KRRE-së. Nuk kishin ku t’i dorëzojnë kërkesat e tyre

TË FUNDIT

Opozitarja VMRO-DPMNE sot sërish protestoi kundër shtrenjtimit të rrymës.

VMRO-DPMNE-ja nis protestat kundër shtrenjtimit të rrymës

VMRO-DPMNE-ja nis protestat kundër shtrenjtimit të rrymësПочна протестот на ВМРО-ДПМНЕ против поскапувањето на струјата

Gepostet von TV21 am Freitag, 11. September 2020

Marshuan deri tek Komisioni Rregullator për Energjetikë, e për këtë edhe bllokuan kryqëzimin afër godinës së Komisionit. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski, kërkoi ndjesë për trafikun e shkaktuar, por shtoi se këtë po e bëjnë për të mirën e të gjithë qytetarëve.

Përfaqësuesit e DPMNE-së deshën që deri tek Komisioni Rregullator të dorëzojnë kërkesat e tyre, por hasën në dyert e mbyllura të KRRE-së.

Ndër kërkesat, të cilat Misajllovski i përmendi para gazetarëve, janë zvogëlimi i çmimit të rrymës, rikthimi i çmimit të vjetër dhe dorëheqja e anëtarëve të KRRE-së, bashkë me kryetarin Marko Bislimovski, të cilët i quajti njerëz partiak.

Vllado Misajllovski paralajmëroi se VMRO-DPMNE nuk do të ndalojë me protesta, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen me ta./TV21

Протест на ВМРО-ДПМНЕ против поскапувањето на струјата

Протест на ВМРО-ДПМНЕ против поскапувањето на струјата

Gepostet von TV21 am Freitag, 11. September 2020
Dekraratë e deputetit të VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski