VMRO-DPMNE protestoi para MPJ-së, Milloshoski: Zaevi, Dimitrovi dhe Osmani të tregojnë pse e gënjyen popullin

TË FUNDIT

Katër ditë me radhë opozitarja VMRO-DPMNE është duke protestuar në Shkup dhe në disa qytete të tjera në vend. Arsyeja, siç thonë nga kjo parti, janë negociatat me Bullgarinë, respektivisht anekset me të cilat, siç pretendojnë, shitet identiteti maqedonas kombëtar. Antonijo Milloshoski, u bëri thirrje Zaevit, Dimitrovit dhe Osmanit që të japin llogaridhënie në Kuvend, pasi, siç thonë, pikërisht ata kanë thënë se Maqedonia ka marrë datë dhe se me marrëveshjen e 2017-tës të gjitha problemet me Bullgarinë janë zgjidhur.

 “Pikërisht këta të tre ishin promotorë të referendumit në të cilin premtonin se Maqedonia do të bëhet anëtare e BE-së, por ne ende jemi larg situatës së tillë. Prandaj, u bëjmë thirrje institucioneve, sidomos Zaevit, Dimitrovit dhe Osmanit të vijnë para Kuvendit, si shtëpi ku ndodhen të zgjedhurit e popullit dhe këtu si deputetë t’u shpjegojnë qytetarëve dhe opinionit publik për cilat anekse po bisedohet lidhur me Marrëveshjen me Bullgarinë dhe përse opinioni në vitin 2017 ishte gënjyer se Marrëveshja me Bullgarinë i ka zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet maqedono-bullgare dhe se e hap rrugën drejt BE-së”, u shpreh Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE.

TË NGJAJSHME