VMRO-DPMNE dhe LSDM me reagime të shumta pas numrit të lartë të të infektuarve me koronavirus në 24 orët e kaluara.
Për opozitaren VMRO-DPMNE fajtor kryesor për rritjen rapide të të infektuarve me koronavirus është Komisioni për Sëmundje Infektive i cili sipas tyre duhet të ndërrohet me Komision të ri special të ekspertëve.
-Çdo ditë është një kulm i ri, numri i djeshëm prej 641 të infektuarve është faji i Komisionit, i cili duhet të ndërrohet me Komision të ri special të ekspertëve.Pushteti dhe Komisioni për mbrojtje nga sëmundjet infektive nuk kanë kurrfarë kredibiliteti dhe nuk mund të përballen me korona krizën. Çdo i katërti i testuar në Maqedoni është i infektuar me Covid.
Numri i djeshëm prej 641 të infektuarve të rinj është dëshmi se asgjë nga ajo që pushteti ka bërë nuk ka efekt. Çdo ditë është një kulm i ri.
Komisioni për mbrojtje nga sëmundjet infektive dështoi që nga 2.000 të infektuarit paraprakisht të paralajmëruar për tërë pandeminë, tani kemi 2.000 vetëm për një javë.
Pushteti propozon masa joesenciale për luftë kundër pandemisë, që nga vetë fillimi në mars qasja është e gabuar dhe politike,-thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Nga ana tjetër nga LSDM vlerësojnë se opozita është fajtore për rrezikimin e shëndetit të qytetarëve sepse nuk po e miraton propozim-ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse.
-Nga fillimi i koronavirusit në vend, nga VMRO-DPMNE nuk pamë asgjë tjetër përveç veprimit jokonstruktiv, obstruksione dhe kritika, por tani me zvarritjen e sjelljes së ndryshimeve të Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse, ndërsa me atë edhe masat e rej për parandalim nga përhapja e mëtutjeshme e koronavirusit, opozita e tregoi edhe fytyrën e tyre johumane për pikët ditore politike, e vë në rrezik shëndetin e të gjithë qytetarëve.
Gjatë kohës kur kemi valë të re të koronavirusit, kur po mbushen spitalet dhe rritet numri i të infektuarve, VMRO-DPMNE ashtu si gjithmonë, nuk ndihmon, ose nuk ka frikë ose është në kundërshtim të interesave të shtetit dhe qytetarëve.
Se sa janë të papërgjegjshëm dhe joserioz tregojnë me atë që në Kuvend kërkuan anulim të pikës për ndryshim të Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse që të futen propozimet e tyre, dhe në vend të asaj në fund të propozojnë tërësisht diçka tjetër, formimin e komisionit special paralel për ballafaqim me kovid-19 madje edhe formuan komision të tyre brenda në parti.
Kërkesa e tyre për formim të Komisionit special është edhe një nga veprimet e shumta destruktive të partisë opozitare. Komisioni për sëmundje ngjitëse është përbërë nga profesionistë të dëshmuar në shëndetësi dhe nuk ka kurrfarë nevoje për formim të një komisioni tjetër paralel,- thonë nga LSDM.
