VMRO-DPMNE me akuza ndaj kryeministrit: Ka frikë nga referendumi sepse qytetarët nuk e mbështesin

TË FUNDIT

Opozitarja VMRO-DPMNE sot edhe një herë përmes zëdhënësit Dimçe Arsovski ka ripërsëritur se nuk do të lejojë ndryshim të Kushtetutës, me asnjë çmim. Arsovski u shpreh se kryeministri Kovaçevski ka frikë të dalë në referendum për çështjen e propozimit francez për shkak se qytetarët nuk i mbështesin politikat e tij. Kërkoi që kryeministri t’i kërkojë falje popullit maqedonas, që po e drejton shtetin kundër vullnetit të qytetarëve drejt tradhtare kombëtare.

“Frika e Kovaçevskit për të shkuar në referendum është vetëm dëshmi se qytetarët nuk e mbështesin kornizën negociuese të cilën ai e promovon dhe e shtyn, që në përkthim d.m.th asimilim dhe bullgarizim. Qytetarët nuk janë për këtë. Nëse flasim për hapa të mëparshëm, Republika e Maqedonisë ka ecur prapa që kur në pushtet erdhi LSDM-ja. Me Kovaçevskin vetëm intensifikohet ritmi i hapave prapa”.- Dimçe Arsovski, zëdhënës VMRO-DPMNE.