VMRO-DPMNE: Kryesia e re e LSDM-së, vazhdim i Zaevizmit

TË FUNDIT

Nga VMRO-DPMNE kanë reaguar pas zgjedhjes së kryesisë së re të LSDM-së, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se kreu i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski kontrollohet nga kryeministri në largim Zoran Zaev dhe se emrat e kryesisë së LSDM-së nuk paraqesin asgjë të re.

“Udhëheqësia e Dimitar Kovaçevskit – Të njëjtët njerëz, të njëjtat vlera, Zaevizmi vazhdon, Maqedonia me LSDM-në është në humbje. Udhëheqësia e Dimitar Kovaçevskit është trupi i Zaevit. Dimitar Kovaçevski, njeriu që i nënshtrohet Zaevit dhe e mbindërton zaevizmin. Si zëvendësministër, ai në mënyrë aktive merr pjesë në rritjen e borxhit, historikisht më të lartin në vend, kontribuon në mënyrë aktive në inflacion dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Një njeri që gënjeu se ishte i diplomuar në Harvard, ku kreu vetëm një kurs të rregullt, ndërsa doktoroi me shpenzimet e shtetit, derisa babai i tij ishte ambasador në Mal të Zi”, thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE-së.