Për VMRO-DPMNE-në nuk mjafton vetëm dorëheqja e dy drejtorëve të spitaleve në Qendrën Universitare Klinike. Kërkojnë që Fondi për sigurim shëndetësor urgjentisht të publikojë raportet për punën e spitaleve, në të kundërtën thonë se kjo do t’i ngjaj cirkut.
“Ajo që është thelbësore në një situatë si kjo, kur merren informacione për parregullsi në punë, punë të paligjshme, institucioni kompetent, në këtë rast FSSh, duhet të publikojë raportet e kontrollit. Kjo është thelbësore për të parë se cili institucion dhe në cilat pjesë është i prirë për veprimtari kriminale.”- thonë nga VMRO-DPMNE.
Pyetëm në Fondin shëndetësor se a kanë përfunduar inspektimet apo kontrollet në Klinikë e prej atje na thanë se raportit do të dërgohet pas përfundimit të plotë të procedurave.
“Fondi i Sigurimit Shëndetësor kryen kontrolle të jashtëzakonshme lidhur me pagat dhe kompensimet e drejtuesve të ISHP-ve dhe deri më tani janë kryer 42 kontrolle, të cilat janë dërguar në Institucionet Shëndetësore Publike ku janë kryer kontrollet. Duke pasur parasysh se ISHP-të kanë të drejtën e kundërshtimit deri në përfundimin e procedurës, si dhe vendimet pas procedurës, do të mund t’ju dorëzojmë raportet përfundimtare. Kontrollet vazhdojnë në të gjitha Institucionet Shëndetësore Publike, në tërë vendin. Të gjitha raportet dërgohen në Ministrinë e Shëndetësisë.”- përgjigjen nga Fondi I Sigurimit Shëndetësor.
Ministri i shëndetësisë Bekim Sali ka thënë se asnjë ISHP nuk do të përjashtohet nga inspektimi.
“Jemi në fazën e parë të kontrollit të parregullsive financiare në ndarjen e pagave për drejtorëve, pra menaxherëve, pasi që nëse do të depërtonin në funksionimin e të gjitha institucioneve do të duhej një periudhë më e gjatë. Në fazën e parë janë vetëm menaxherët, sipas marrëveshjes kolektive se a po respektohet e njëjta, a ka keqpërdorim në pjesën e kujdestarive.”- deklaroi Bekim Sali, Ministër I Shëndetësisë.
Inspektimi i klinikave nga Fondi i Shëndetësisë po vijon pas parregullsive për të cilat u raportua në Klinikën e fëmijëve dhe spitalin e onkologjisë.
