VMRO-DPMNE-ja ia kujton Taravarit deklaratën e thënë në TV21: Do të jetë më keq

TË FUNDIT

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Ane Lashkovska ka kritikuar propozimin e ministrave të rinj. Sipas saj, me hyrjen e ASH-së në Qeveri do të jetë më keq.

Ia kujtoi liderit të ASH-së, Arben Taravari deklaratën e thënë në TV21.

“Do të jetë njëjtë por ndoshta edhe më keq. Pse më keq? Sepse në Qeveri hyjnë Aleanca për Shqiptarët, të njëjti që para 3 javësh thirreshin për shtet të së drejtës, për luftë kundër korrupsionit. Do t’ua kujtoj deklaratën e liderit, Arben Taravari i cili në TV21 deklaroi – “Nëse vendosim të bëjmë koalicion me Alternativën dhe Besën, do ta fitojmë BDI-në. Mirë, por ekspres Taravari vendosi ta shuajë partinë e tij. Pse ta shuajë”, tha Lashkovska.