600 milionë euro për “Pucko Petrol”, kompani familjare e Ismail Jahoskit, deputet i koalicionit SDS – BDI, përmes betonimit të Aluminës në regjinë e Stevço Jakimovskit, akuzon VMRO DPMNE.
“Për 600 milionë euro përfitim për kompaninë e njerëzve të pushtetit, që duhet ta sigurojë Stevço Jakimovski përmes PDU tek Alumina, që parasheh kulla dhe deri në 35 kate, me çfarë do të bllokohet i gjithë Karposhi. Taftalixhe do të kthehet në hinkë të ngushtë, në mënyrë infrastrukturore, me kaos të plotë trafiku ndërsa as të mos flasim për vendparkimet”, tha Toni Jarevski.
