Pas bombardimeve amerikne në objektet bërthamore të Iranit, nga VLEN kanë shprehur qëndrimin e tyre të qartë, se janë kundër përhapjes dhe përdorimit të armëve bërthamore, si dhe kundër çdo kërcënimi bërthamor, duke theksuar përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për paqe dhe siguri globale. Si pjesë e qeverisë, VLEN thekson mbështetjen për veprimet e vendosura dhe diplomacinë e partnerëve strategjikë si SHBA, NATO dhe BE.
“Maqedonia e Veriut gjithmonë angazhohet për paqe! Shteti ynë, VLEN mbështesin përpjekjet e partnerëve strategjikë për mbrojtjen e sigurisë globale. Si subjekt politik serioz pjesë e pushtetit, jemi kundër përhapjes dhe përdorimit të armëve bërthamore si dhe kundër kërcënimeve bërthamore, dhe në këtë drejtim japin mbështetje për veprimet e fuqishme dhe të vendosura si dhe diplomacinë e partnerëve tanë drejt arritjes së këtij qëllimi.
Maqedonia e Veriut është partnere e përkushtuar e ShBA-së, NATO-s dhe BE-së. Ne kemi nevojë për një botë ku siguria dhe dialogu janë vlera që askush nuk guxon t’i rrënojë. Kete kumtes te VLEN”, thonë nga VLEN.
