VLEN dhe VMRO po flasin për ndarje resorësh! Ibrahimi: Kemi kërkuar sektorët për luftën kundër korrupsionit

TË FUNDIT

Ndonëse zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 8 maj dhe ende asnjë parti nuk e di se sa mandate do të marrë, VMRO-DPMNE dhe koalicioni VLEN kanë filluar negociatat për resorët në Qeveri. Këtë e konfirmoi në ClickPlus, Zeqirija Ibrahimi nga koalicioni VLEN, duke thënë se nuk do të lejojnë një Qeveri e cila nuk do t’i realizojë ndryshimet kushtetuese, mirëpo kjo siç shton, do të ndodhë pas formimit të Qeverisë.

“Me VMRO-në është folur konceptualisht për çfarë resorë jemi të interesuar ne. Duke e parë vërejtjet e mëdha të komisionit, VLEN-i.
-Kush ka folur me VMRO-në? Shkojmë një nga një.
-Liderët e koalicionit. Ka folur z.Gashi. Të gjithë kanë folur. Z.Taravari. Të gjithë kanë folur. Z.Mexhiti, z.Qoku. Të gjithë bashkë. D.m.th. të gjithë keni folur me Mickoskin ose me VMRO-në.
Po! Dhe ne kemi kërkuar që të marrim përgjegjësi në sektorët për luftën kundër korrupsionit”, tha Zeqirija Ibrahimi – VLEN.

Për këto pohime, TV21 pyeti edhe në VMRO-DPMNE, prej ku na e konfirmuan takimin mes Mickoskit dhe krerët e VLEN, por duke mos ndarë detaje nga takimi.

Ndërkohë për Krenar Llogën nga Fronti Europian, vrapimi për formim të Qeverisë para zgjedhjeve parlamentare, është sinjal i turpshëm që shqiptarët të rreshtohen tek partitë politike maqedonase.

Çdo vrap pa fitim të mandateve do të kishte qenë sinjali më i keq dhe i turpshëm që shqiptarët të rreshtohen tek partitë politike maqedonase sepse kjo përkthehet, pse shqiptarët do të duhej të votojnë?”, pohoi Krenar Lloga – Fronti Europian.

Lloga thotë se do të bëjnë të pamundurën që të fitojnë sa më tepër mandate, me qëllim që VMRO ta ketë të pamundur të formojë Qeverinë pa deputetët e Frontit Europian.