Vjenë, teste PCR në shtëpi me biçikletë! Karaxhovski: Nuk janë teste shtatzënie që të shiten në barnatore

TË FUNDIT

Në vend të dërgesës së ushqimeve nëpër shtëpi, 130 çiklist në Vjenë fillojnë me dërgimin e testeve falas PCR në shtëpinë e personave me simptoma të virusit korona. Në emër të autoriteteve shëndetësore, korrierët mbledhin dhe dërgojnë deri më një mijë teste çdo ditë në laboratorë të ndryshëm në kryeqytetin e Austrisë. Rezultatet merren për 24 apo 48 orë, ndërsa pacientëve u kumtohen përmes ueb faqes në të cilën mund kenë qasje me PIN-KOD të personalizuar, i cili dërgohet përmes SMS porosisë në celularin e pacientit.

 “Në fillim kur fillova të punojë isha shumë nervoze por e kujdesshme. Në ndërkohë kam përvojë më shumë, por bëj kujdes shumë të mos afrohem. Kam ndjesi se më së tepërmi afrohem kur e marr zarfin. Por, nëse dikush e kryen punën shumë saktë, atëherë ne nuk prekemi. Për shkak se vozis biçikletë dhe jam në ajër të pastër, mendoj se çdo virus që mund të ngjitet në rrobat e mia do të zhduket”, tha Dori Shofer – çikliste.

Te ne procesi i testimit ende zhvillohet vetëm nëpër laboratorit. Nesër do të hapet punkti i ri me çka do të përshpejtohet procedura e testimit për Kovid-19.

 “Hapim punkte të reja nesër në mëngjes, edhe një repart i ri me çka do ta përshpejtojmë procedurën për testim. Kështu që rendi prej këtyre 20-30 njerëzve që presin këtu nuk do ta ketë nesër. Punojmë në ndërrimin e parë dhe të dytë, punojmë nga 16 orë që ta tejkalojmë këtë problem. Njerëzit gabojnë, të gjithë vijnë në orën 8 në mëngjes, andaj bëhet rrëmujë”, deklaroi Zharko Karaxhovski – epidemiolog.

Pyetjes nëse testet do të shiten nëpër barnatoret, Karaxhovski tha se testet për Kovid-19 nuk janë teste për shtatzëni që të shiten nëpër barnatoret, por ka protokoll të caktuar sipas të cilit bëhet testimi dhe ky protokoll respektohet.