Tre burra të maskuar, dy prej tyre të cilëve të armatosur me pushkë gjuetie, kanë sulmuar herët në mëngjes një filial të Postave greke në fshatin Meliki në Greqinë veriore dhe kanë marrë rreth 230.000 euro, një shumë që me siguri ka qenë e dedikuar për pagesën e pensioneve.
Kryerësit, sipas ANA-MPA, i kanë kërcënuar punonjësit me armë e tyre dhe u kanë kërkuar atyre t’ua jepnin të gjitha paratë.
Një person tjetër ka qenë duke i pritur para postës me një makinë dhe pas vjedhjes, kanë ikur në një drejtim të panjohur dhe policia po punon për gjetjen e tyre./MIA

