Vjedhja e skulpturës së Roden: Policia në ndjekje të autorëve

TË FUNDIT

Kopenhagen, 21 Gusht – Policia e Danimarkës është vënë në ndjekje të hajdutëve që vodhën një bust të vogël të skulptorit francez August Roden në një muze të Kopenhagenit. Vjedhja e skulpturës prej bronzi ka ndodhur në korrik, por policia ka nxjerrë pamjet e grabitjes.

Pamjet tregojnë dy burra në këmbë në muzeun Glyptoteket tëcilët heqin bustin “Njeriu me hundë të thyer” nga bazament i vet, si dhe largimin e tyre nga muzeu. Vepra e Artit e realizuar në vitin 1863 mendohet të ketë një të vlerë 300,000 $.

Hetuesi kryesor Ove Randrup tha se vjedhja e veprës ndodhi më 16 korrik dhe se ata besojnë që hajdutët e kanë vizituar muzeun një javë para vjedhjes në mënyrë që të lironin skulpturën nga baza e saj, si dhe të çaktivizonin alarmin. Interpol dhe Europol i janë bashkangjitur këtij misioni.