Edhe viti ri shkollor do të vazhdojë online. Qeveria miratoi vendimin për mënyrën e realizimit të procesit edukativo-arsimor. Vetëm fëmijët nga klasa e parë e deri në tretën, mësimin do ta ndjekin me prani fizike, ndërsa pjesa tjetër e nxënësve nga arsimi fillor dhe i mesëm mësimin do ta ndjekin online, por edhe kjo do të ketë dy përjashtime. Prindërve të nxënësve deri në klasë të tretë do t’u jepët edhe mundësia e zgjedhjes. Ata kanë të drejtë të kërkojnë që fëmijët e tyre mos të obligohen për prani fizike në shkolla, por realizimin e mësimit ta ndjekin në internet.
“Përjashtimi parë ka të bëjë me fëmijët, nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë të cilët do të duhet të ndjekin mësimin me prezencë fizike dhe për të njëjtit kërkohet që të kemi pëlqim të prindërve. 14.09 Përjashtimi I dytë që tejet me rëndësi është që me kërkesë të komunave në ato shkolla ku ka një numër më të vogël të paraleleve dhe nxënësve varësisht gjendjes epidemiologjike kemi mundësi që të organizohet procesi arsimorë me pjesëmarrje fizike dhe për këtë komunat do të duhet të drejtohen deri tek ministria e Arsimit”, tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.
Ndërkohë që ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe shpjegoi se si do të duket një orë mësimore me masa anti-covid, gjegjësisht me protokollet e miratuara nga Qeveria.
“Në klasë ku zhvillohet mësimi, nuk duhet të ketë më shumë se 20 nxënës dhe të njëjtit duhet të ulen në distancë 1.5 m, fëmijët në orë duhet ta mbajnë maska, mësuesi ose mësuesja gjatë gjithë kohës duhet tërë kohës duhet të qëndroj me fëmijët të mos dale gjatë kohës së pushimit. Fillimi i orës mësimore në klasë të ndryshme të fillojë me diferencë prej 10 minutash që të mos krijohen grumbuj nxënësish gjatë hyrjes ose daljes nga mësimi”, deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Gjithashtu edhe përkundër se është miratuar vendimi se si do të mbahet procesi arsimor ende nuk ka vendim se kur do të fillojë viti shkollor sepse ka mundësi që të shtyhet data e fillimi të vitit shkollor për shkak se siç tha Ademi të presim formimin e Kuvendit për ndryshim të ligjit për arsim. Sipas vendimit të Qeverisë zgjatja e orës mësimore është shkurtuar për 10 minuta në varësi se sa zgjatë një orë mësimore në shkolla fillore të mesme. Gjithashtu prindërit ende nuk dihet se si do të informojnë shkollën se fëmijët e tyre do ta ndjekin mësimin online.
