Për dallim nga viti i kaluar kur për natën e Vitit të Ri, objektet hotelierike e kishin të ndaluar të punojnë, këtë vit lokalet do të mund të punojnë dhe të organizojnë festa me masa më të lehtësuara anticovid. Por edhe përkundër kësaj, për hotelierët kjo nuk është e kënaqshme, për shkak se certifikata kovid do të jetë biletë hyrëse për në lokal.
“Masa bazë me të cilën kufizohet hyrja e personave të pavaksinaur në objekte hotlerierike ndikon shumë. Hotelierët mezi i mbushin lokalet dhe për dallim nga vitet e kaluara kur nuk kishte pandemi, pas 15-20 dhjetorit kërkohej të shtohej edhe një karrige që t’i zë të gjithë dhe të festojmë se bashku, këtë vit nëse lajmërohemi ne cilindo lokal, pa dallim nëse është shtrenjtë ose lirë do të jemi dëshmitarë që do të na gjejnë vend ku të ulemi”, tha Zdravko Josifovski – kryetar i OPH.
Edhe mikrobiologu Nikolla Panovski në “Click Plus” theksoi se certifikatat për pranimin e vaksinës anti-covid nuk duhej të vendoseshin kurrë, sepse është maltretim për qytetarët.
“Certifikatat nuk duhej të vendoseshin kurrë, kurse tani është koha e fundit të ndalojë maltretimi i njerëzve dhe t’u ndalohet lëvizja, sepse edhe të vaksinuarit e përhapin sëmundjen. Ky është fakt, sepse kemi vende, e përmenda Sidnein ku ka, paramendoni 95% të vaksinuar mbi 16 vjet dhe me 87% me dy doza nga 12 deri në 15 vjet kanë eksplozion me të gjitha masat”, u shpreh Nikolla Panovski – mikrobiolog (29.12.2021).
Kryetari i Odës së Pavarur të Hotelierëve, Zdravko Josifovski, thotë se shumë të rinj kanë shkuar në jashtë Maqedonisë për të festuar ndërrimin e mot moteve.
“Ajo që është për t’u çuditur ditëve të kaluara, njerëz me vetura, të rinj dhe të gjithë ata që kanë mundësi të dalin nga Maqedonia, shkuan jashtë vendit që të festojnë natën e Vitit të Ri. Shpresojmë që kur të kthehen të kthehen të shëndetshëm, të mos na sjellin virusi të ri që pastaj nuk do të jemi ne fajtor për gjithë atë që do të ndodhë”, shtoi Josifovski.
Josifovski me deklaratën e fundit për këtë vit shpreson që pandemia në pranverë të përfundojë dhe të gjithë qytetarët të kthehen në normalitet. Ndërsa organet kompetente apelojnë që qytetarët të kenë kujdes në konsumimin e pijeve alkoolike dhe ushqimeve që të mos përfundojnë në urgjencë.
