Policia e Vlorës ka gjetur dhe asgjësuar në orët e fundit 2200 rrënjë kanabis sativia të kultivuara në disa zona të thella të rrethit Vlorë.
Mësohet se bimët narkotike ishin mbjellë në fshatrat Lapardha dhe Romës. Në total janë zbuluar 20 parcela të mbjella, të cilat janë asgjësuar me djegie.
Policia po heton për të identifikuar dhe arrestuarit personat që kanë kultivuar bimët.
Që pas Lazaratit, policia ka nisur prej muajsh një operacion në shkallë kombëtare për ndalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Nga këto operacione është vënë re që thuajse në të gjithë vendin mbillet kanabis sativa, por zonat që shënohen me të kuqe janë Shkodra, Kruja, Tepelena, Fieri dhe Vlora.
