Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kejt Meri Bërns sot ka ndarë donacion për mbrojtje të personelit mjekësor në Maqedoninë e Veriut.
“Sot po ndihmojmë në mbrojtjen e personelit mjekësor të cilët janë në vijën e parë të frontit, duke luftuar të shpëtojnë jetë dhe të parandalojnë shpërndarjen e virusit. Shprehim përkrahje dhe përkrahje për të njëjtit”, tha Bërns.
Ajo gjithashtu ka deklaruar se ky donacion që u dha sot, është edhe një dëshmi se SHBA-të, NATO-ja dhe BE-ja janë bashkërisht të përfshirë në luftën kundër virusit korona.
Donacioni është pranuar nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
