VIDEO/Në Shkup bëhet thirrje shqiptare-maqedonase në mbrojtje të Palestinës

TË FUNDIT

Shqiptarë, romë, turq dhe maqedonas janë bërë bashkë në qendrën e Shkupit, për të ngritur zërin kundër luftës së Izraelit që është duke e ushtruar në Gazë.

Në këtë protestë, ku nuk po bëhen thirrje islamike, po dërgohet mesazhi, se i gjithë populli i Maqedonisë së Veriut, pa dallim të përkatësisë kombëtare, është bërë bashkë për të shprehur mbështetjen ndaj familjeve dhe nënave palestineze, të cilat për një javë duke u përballur me bombardimet izraelite.

“Smrt na fashizmot, liri popullit”, është thirrja shqiptare-maqedonase që po dërgohet nga kjo protestë, raporton TV21.

Thirrje po bëhen edhe në gjuhën angleze.

“Free Palestine”, brohorisin protestuesit.

Në këtë protestë, i pranishëm është edhe një sirian, i cili është i martuar me maqedonase.