Kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka vlerëson se shpallja e gjendjes së krizës në Dibër, kishte efekt në parandalimin e virusit korona edhe më tej.
Izolimi pritet të përfundojë më 13 prill, por Duka vlerëson se është mirë që edhe për dy javë të vazhdohen disa masa restriktive.
Sipas tij, izolimi ka ndihmuar “që të ketë një pasqyrë të qartë se kush është i izoluar dhe kush i infektuar. Varësisht kësaj janë marrë edhe veprimet”.