VIDEO /Aleksandar Vuçiq “i habitur”, sikur s’e dinë se çka nënshkroi me Donald Trump e Avdullah Hoti

TË FUNDIT

Gjatë momentit kur presidentit i ShBA-ve, Donald Trump po kumtonte arritjen e marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, dhe njohjen e Kosovës nga Izraeli, ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen ka qenë edhe një gjest i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“…këtë muaj, dhe që zhvendos ambasadën e saj në muajin korrik në Jerusalem! Kjo është fantastike! Kjo është një ditë e madhe! Kjo është një deklaratë shumë e guximshme, dhe ne e vlerësojmë shumë! Është dashur guxim i jashtëzakonshëm, nga presidenti i Serbisë dhe presidenti i Kosovës, që ishin sot me mua! Dy njerëz tejet të respektuar…”, deklaroi Trump ndërkohë që Vuçiq fillon e shfleton marrëveshjen e nënshkruar dhe kruan kokën me dorë.