Vetëm 10 shtete në botë nuk kanë paraqitur asnjë rast të koronavirusit

TË FUNDIT

Koronavirusi tani për tani nuk është konfirmuar  vetëm në dhjetë shtetë prej gjithsej 193 të cilat janë anëtare me të drejtë të plotë  në Kombet e Bashkuara, ndërsa sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka njerëz të infektuar në të gjitha kontinentet, përveç në Antarktik.

Ishujt  Marshall janë vendi i fundit që ka regjistruar  një rast  të virusit vdekjeprurës, ndërsa  Arkipelagu paqësor është pjesë e Australisë dhe Oqeanisë, kontinent  me më pak shtete të goditura nga koronavirusi.

Vendi më i madh në të cilin zyrtarisht nuk është konfirmuar  asnjë rast i koronavirusit  është Koreja Veriore, autoritetet e së cilës  e vendosën në karantinë qytetin Kaesong në afërsi të kufirit me Korenë Jugore më 26 korrik,  prejse ishte gjetur një person për të cilin ka dyshime se është infketuar me virusin.  Megjithatë,  ato dyshime nuk ishin konfirmuar,  dhe për atë, edhe krahas  numrit të rezervuar të infermiereve eksperte, Koreja Veriore zyrtarisht është përmendur si vend  në të cilin virusi nuk ka depërtuar.

Turkmenistani është vendi i dytë aziatik që nuk ka konfirmuar prani të koronavirusit,  edhe pse kufizohet me Iranin,  ku janë regjistruar pothuajse  gjysmë milion njerëz pozitiv  ndaj virusit, si dhe me Kazakistanin, i cili paraqiti më shumë se 100.000 raste të infektimit. Kishte raporte krahasuese për qytetarët e Turkmenistani të cilët kanë pasur simptome të koronavirusit,  madje edhe në gjoja vdekje, por autoritetet e atjeshme deri tani  nuk kanë paraqitur asnjë rast.

Tetë vendet tjera  në të cilat  koronavirusi  nuk është konfirmuar gjenden në Oqeani, ndërsa  vendi më i madh prej tyre është Vanuatu, e cila ka  më pak se 300 000 banorë. Vendi më i vogël pa koronavirus është  Nauru, e cika ka vetëm  12.000 banorë. Në listë janë edhe Kiribati, Mikronezia, Palau, Samoa, Tonga dhe Tuvalu.