Veran: Është e mundur që koronavirusi i ri të qarkullojë nëpër Francë

TË FUNDIT

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivie Veran sot ka deklaruar se e mundur është që në vend të qarkullojë lloj i ri i koronavirusit edhe pse testet e fundit nuk e kanë konfirmuar praninë e saj.

“Është e mundur që virusi të jetë në Francë”, ka deklaruar Veran për radio “Evropa 1”.

Lloji i ri i koronavirusit i zbuluar në Londër dhe Anglinë juglindore, me siguri është për rreth 70 për qind më ngjitës, për shkak të cilës britanikët vendosën masa edhe më rigoroze, veçmas në ato evropiane ose rrugë ajrore apo tokësore, shtojnë mediat britanike.