E ardhmja e Xherdan Shaqirit nuk do të jetë e lidhur me Liverpoolin.
Reprezentuesi nga Zvicra pritet të luajë për Lyonin në Francë pasi raportohet se një marrëveshje ndërmjet dy klubeve tashmë është duke u mbyllur.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se Shaqiri do të nënshkruajë një kontratë tri vjeçare me ekipin nga Lugie 1, ndërsa Liverpooli nga shitja e tij do të përfitojë rreth 12 milionë euro./21Media
