“Vendlindja Ime” nga autori Bekim Adili, bëhet pjesë e çdo institucioni dhe librarie shkollore

TË FUNDIT

Autori librit “Vendlindja Ime”, Bekim Adili diktuar nga situata e pandemisë, përzgjodhi metodën e promovimit të librit, duke e shpërnda botimin e tij në çdo shkollë, bibliotekën e qytetit, muzeun dhe në sektorin civil të cilëve ju fali rreth 500 libra.

Ky botim u ndihmua nga ministria e Kulturës dhe komuna e Kërçovës, është realizuar në formë reportazhi televiziv dhe vjen në formë përshkrimi historik, rreth veçorive me të cilat karakterizohen fshatrat e rrethit të Kërçovës.

Gazetari Bekim Adili, shprehu mirënjohje për bashkëpunim historianit Ilmi Veliu, lektorit Nexhat Mehmedit, shkrimtarit Safet Hyseini, kolegut Ibrahim Koça, mësuesëve Bajram Çeliku, Emin Adili, Ismet Selimi dhe Nuredin Osmani.

Përndryshe botimi në fjalë përmbledh të dhëna për çdo fshat, përfshirë këtu edhe qytetin e Kërçovës.