Vdes në aksident trafiku Jahë Mulliqi

TË FUNDIT

Anëtari i kryesisë së degës së AAK-së dhe kryetari i nëndegës në Raushiq, Jahë Mulliqi gjatë ditës së sotme ka humbur jetën në një aksident trafiku.
Ai nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve të marrë dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, ka thënë për Indeksonline se personi në fjalë ka ndërruar jetë dhe se këtë e ka konfirmuar mjeku ligjor.